Kapet me kokainë, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2021, 15:59
Policia e Tiranës ka arrestuar një 19 vjeçari pasi është kapur me kokainë.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi E.L pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
