Uniformat e policisë në Gjykatë, zyrtarët e përfshirë në skandal në pritje të vendimit

9 zyrtarë dhe ish zyrtarë të cilët akuzohen nga SPAK për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera kanë dalë këtë të mërkurë, 22 dhjetor para Gjykatës së Posaçme.

Vendimi për ndalimin e tyre erdhi pas hetimit të tenderit të uniformave të punonjësve të policisë me vlerën e 2.8 miliard lekëve.

Gazetari Edison Vatnikaj bën me dije se seanca ka filluar në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm. Të akuzuarit do të njihen sot me vendimin në lidhje me skandalin e tenderit të uniformave.

Në burg janë

-Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqëndruara në ministrinë e Brendshme;

-Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara;

-Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri e Gëzim Mingaj.

Në arrest shtëpie

Anisa Bogdani

Skandali është denoncuar fillimisht nga deputeti Myslim Murrizi.

9 zyrtarë e ish zyrtarë të Ministrisë së Brendshme u arrestuan në kuadër të një hetimi të nisur vitin e Kaluar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK).

Të gjithë akuzohen për “shkelje të barazisë në tendera”, ndërsa dyshohen të kenë favorizuar kompaninë fituese në garën për blerje dhe shpërndarje të uniformave të policisë”.