Për festa në shtëpi, fluksi në porte e kufi

Nga deti e toka, shqiptarët që po kthehen për festa në shtëpi. Janë më të shumtë se dy vitet e shkuara, ku lëvizjet ishin të kufizuara  prej pandemisë së koronavirusit.

158 pasagjerë zbritën sot në Portin e Vlorës nga trageti i linjës së Brindizit. Krahasuar me të dhënat e dhjetorit të vitit 2020, numri i udhëtarëve që kanë kaluar përmes portit të Vlorës përllogaritet se është dyfishuar

Ndërsa volumi i lëvizjes së mallrave nuk ka ndryshuar.

Vigjilja e ndërrimit të viteve shënoi rënie të fluksit të udhëtarëve edhe në Portin e Durrësit ku dy tragete sollën 932 udhëtarë.

Fluks i ulët lëvizje ndërkohë vihet re edhe në pikat kufitare tokësore me Greqinë, ku jetojnë e punojnë shumë shqiptarë

Në 24 orët e fundit fundit nga Pika kufitare e Kakavijës hynë vetem 1264 udhëtarë, ndërsa Shqipërinë e lanë 1734 persona

2559 persona ndërkohë hynë nga Pika kufitare e Kapshticës dhe 1282 të tjerë shqiptarë dhe të huaj dolën drejt Greqisë.

Në Qafë-Thanë  kanë hyrë 2022 persona dhe kanë dalë 1954 shtetas të huaj dhe shqiptarë.