“Jeni heronj”, Manastirliu takon mjekët dhe infermierët: Në janar do të filloj rehabilitimi i Spitalit Infektiv

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në prag të ditës së ndërrimit të viteve, ka takuar mjekët dhe infermierët e Spitalit Infektiv, ku dhe u ka shprehur mirënjohje për punën dhe sakrificën e tyre gjatë këtyre muajve.

Manastirliu ka bërë me dije se në  janar do të filloj rehabilitimi i Spitalit Infektiv.

“Sfida e radhës është projekti ynë i madh, është projekti i rehabilitimit të Spitalit Infektiv, për ta bërë këtë spital një qendër ekselence të shërbimit infektiv kombëtar dhe për t’i dhënë këtij spitali atë transformim dhe modernizim të nevojshëm, në mënyrë që të ecim me hapin e kohës dhe ndërkohë të kemi mundësi që kjo qendër ekselence, edhe nëpërmjet teknologjisë, edhe nëpërmjet infrastrukturës, të ofrojë akoma më shumë”, tha Manastirliu.