Bllako mohoi akuzat e LSI, Braimllari i kujton incineratorin ku i punonte babai: Përgjigju në SPAK !

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari i është përgjigjur deputetit socialit Alqi Bllako,i cili  hodhi poshtë akuzat ndaj tij nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, lidhur me përfshirjen e tij në aferën e incineratorëve.

Postimi i Bllakos

"1 - Nuk kam pasur asnjë rol në dhënien e asnjë kontrate konçesioni, gjatë ushtrimit të detyrës, si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit.

2 - Nuk kam vepruar kurrë në konfilikt interesi, siç mashtrojnë me dashje kundërshtarët politikë.

3 - AKUM, agjenci që e kam drejtuar nga 26 Shkurt 2019 deri më 05 Mars 2021 ka ZERO lidhje me impiantin e Tiranës. Kjo agjenci nuk ka qene KURRË pjesë as në proçedurë, as në menaxhim. Kjo vlen njësoj për periudhat e si për drejtuesit para meje, ashtu dhe për ata pas meje.

4 - MË E RËNDËSISHMJA! Babai im nuk ka përfituar KURRË asnjë qindarkë prej meje."

Lidhur me përgënjeshtrimin e akuzave nga Bllako ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari. Braimllari i kujton tenderin për konviktet e Kolonjës dhe fabrikën e birrës dhe nëpërmjet një postimi në Facebook i kërkon të japë llogari në SPAK.

Postimi i Braimllarit

"Alqi Bllako keto i dime ne, edhe tenderat ne konviktet e Kolonjes, edhe fabriken e birres, edhe ato te tjerat qe i shet Babai tek djali pastaj tek te tjeret pastaj i blene prap vet.

Por kete incineratorin qe punonte Babai yt kur ishe ti drejtor a ke konflikt interesi, a e ke devijuar ti bashke me Erion Veliajn fatin e nje koncensioni korruptiv?

Pergjigju në SPAK per keto ti nje here pastaj hajd se flasim per te tjerat."