Lufta ndaj kriminalitetit, eurodeputetja: Policia e prokuroria të bashkëpunojnë me qytetarët

Policia dhe prokuroria e kanë të humbur betejën me krimin në rast se nuk mbështeten nga shoqëria në këtë përballje. Në një konferencë mbi këtë temë në Tiranë, avokatë, ish-drejtues policie dhe eurodeputetja e Parlamentit Europian Anna Cinzia Bonfrisci thanë se bashkëpunimi është faktori kyç në parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Policia dhe prokuroria janë në vijën e parë të luftës ndaj kriminalitetit por pjesë e kësaj beteje duhet të jetë edhe shoqëria civile.

Kjo ide u shpreh nga eurodeputetja e Parlamentit Europian Anna Cinzia Bonfrisci në një konferencë të organizuar mbi këtë temë në Tiranë.

"Nuk e luftojnë vetëm policët apo prokurorët, sigurimi i një territori ndërtohet me pjesëmarrjen e shoqërisë civile duke prezantuar problemet e vjetra dhe të reja. Dëshira e shoqërisë civili është shumë e rëndësishme për institucionet,një mënyrë për të qëndruar së bashku, një mënyrë për të forcuar demokracinë procesi i drejtësive sociale dhe gjithashtu duke u u marrë si ne italianët dhe shqiptarët me luftën nga krimi, gjë që nuk luftohet vetëm".

Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit në vend, sociolgu Gëzim Tushi u shpreh se këto individë po synojnë të sjellin një mëntalitet kriminal në shoqëri.

"Mentaliteti i kriminelëve në Shqipëri po bëhet shumë i fortë. Ky solidaritet i kriminelëvë po sjell kulturën e përshtatjes ndaj krimit dhe kjo është e frikshme."

Sipas juristit, Saimir Vishaj, heshtja përballë rasteve të krimit dëmton edhe institucionet e drejtësisë.

Nga fillimi i vitit në vendin tonë numërohen më shumë se 50 viktima nga dhuna në familje apo nga ngjarjet kriminale.

Shqetësues mbetet fakti se në ngjarjet me prapavijë mafioze policia nuk ka zbadhur autorët në asnjë rast.