Aksident tragjik në Lezhë, makina përplaset me avllinë, vdes 24-vjeçari dhe e fejuara e vëllait

Dy të rinj humbën jetën në një aksident tragjik të Tale të Lezhës.Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 të së shtunës në rrugën e hidrovorit. Viktimat janë Kristjan Margjoni 24-vjeç dhe e fejuara e vëllait të tij Atjola Ademi 16-vjeç.

Automjeti tip "Pegoit" drejtohej nga Kristjan Margjoni i cili humbi kontrollin dhe u përplas me murin rrethues të një banese që ndodhej në anë të rrugës.

Goditja ka qenë e fortë, duke ju shkaktuar plagë të shumta dy të rinjëve të cilët gjetën menjëherë vdekjen në vendin e ngjarjes.

Për nxjerrjen e trupave të viktimave u desh ndërhyrja e zjarrfikësve, për shkak të dëmtimeve të shumta që kishte pësuar makina.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shpejtësia dhe mungesa e sinjalistikës u bë shkak për aksidentin tragjk që ju mori jetën dy të rinjve.

Aksident tragjik në Lezhë, makina përplaset me avllinë, vdes
Viktima, Kristjan Margjoni
Aksident tragjik në Lezhë, makina përplaset me avllinë, vdes
Makina e aksidentuar
Aksident tragjik në Lezhë, makina përplaset me avllinë, vdes
Makina e aksidentuar