Makina përplas motomjetin në rrugën Tiranë-Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2021, 13:39
Një makinë ka përplasur një motomjet në aksin rrugor Tiranë-Durrës, ditën e sotme, 25 dhjetor, rreth orës 12:50.
Si rrjedhojë drejtuesi i motomjetit me iniciale A.M është lënduar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
