I gjendet kallashnikov dhe fishekë në banesë, arrestohet 70-vjeçari në Tiranë

Një 70-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e shtetasit N. M., 70 vjeç, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe dy krehër me fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.