Kishin fshehur kanabisin në kofanon e makinës, arrestohen 2 të rinj në Korçë

Dy persona janë arrestuar në Korçë pasi akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se në makinën  tip "Fiat" të  29-vjeçarit  është gjetur 1 kilogramë lëndë e dyshuar kanabis, e fshehur në pjesën e brendshme të kofanos.

29-vjeçari me iniciale M.Ll, banues në Korçë, është është kapur nga policia në afërsi të fshatit Bulgarec.  

Gjithashtu është arrestuar dhe 33-vjeçari me iniciale K.D, i cili  dyshohet se ëshët bashkëpunëtor i 29-vjheçarit.

 33-vjeçari, banues në fshatin Barç në Korçë kryente kontrollin e rrugës me mjetin tip "Smart".

Policia njofton se në operacionin e koduar "Holiday ka sekuestruar edhe një grirëse metalike për lëndë narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.