Dylgjeri hap votimin në facebook: Erion Veliaj duhet shpallur non grata nga qytetarët e Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2021, 18:00
Gazetari, Ylli Dylgjeri, ka dalë me një thirrje në facebook ku fton ndjekësit e tij të votojnë për shpalljen non grata të Veliajt në Tiranë.
"THIRRJE! Erion Velija duhet shpallur Non Grata nga Qytetaret e Tiranes.Ju ftoj ne votim e SOLIDARITET ne FB" shkruan ai.
Nuk dihet shkaku që e ka revoltuar Dylgjerin me Veliaj por në një postim të mëparshëm duke marrë shkas nga rrjedhja e të dhënave të pagave të qytetarëve shqiptarë në sektorin publik dhe privat ai shkruante.
"Sa i kushtojnë këshillat Erit?22 milion lekë "këshilla" hidhen çdo muaj me serum mbi trurin e Erion Velisë dhe ky sërisht karabush mbeti!"

