Fluks në portin e Durrësit, emigrantët kthehen në atdhe për festa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2021, 11:45
Ka nisur fluksi i emigrantëve që kthehen në Shqipëri për të festuar festat e fundvitit me të afërmit e tyre.
Në portin e Durrësit sot, 25 dhjetor, kanë mbërritur rreth 3.200 persona dhe 820 mjete.
Gazetari i Ora News, Mark Brunga, raporton se emigrantët kanë arritur me tri tragetet e para, pasi në orët e mëvonshme pritet të ketë dhe tragete tjera.
Sipas burime për Ora News trageti "Rigel 2" ka sjelllë rreth 2270 pasagjerë dhe 340 mjete, ndërsa "Rigel 7" ka sjellë 468 pasagjerë dhe 177 mjete dhe Af Franchesca 985 pasagjerë dhe 304 mjete.
Pritet që ky numër të jetë më i madh dhe të arrijë në orët e darkës deri në afërsisht 6 mijë persona që do shkelin në portin e Durrësit sot.
