Zhvillimet politike, Konomi: Të bëjë çfarë të dojë qeveria, njerëzit duan të dinë sa herë e rrethoi Sali Berisha Lulzim Bashën

Zhvillimet në PD duket se e kanë ndihmuar Edi Ramën të qeverisë i qetë në këtë mandat të tretë si kryeministër.

Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe gazetarët e terrenit që mbulojnë çdo ditë zhvillimet politike nga të dy kampet.

"Unë jam gazetare që mbuloj zhvillimet te mazhoranca. Le të ndodhë çfarë të dojë në qeveri,  le të ndodhë çfarë të dojë te PS, të arrestohen ministra, të konfirmohen afera 4 mln euro, le të dalin datat e pagave, targat, le të dalë gjithçka nga qeveria, le të bëjë çfarë të dojë qeveria, në fund të ditës njerëzit duan të shohin sa herë e rrethoi Sali Berisha Lulzim Bashën", u shpreh Esjona Konomi e ftuar në Ora News.