Ofertat e “SPAR”, bli dhe dhuro ushqime në SPAR për familjet në nevojë
Sezoni i festave është një mundësi për të qenë më pranë njerëzve në nevojë, sidomos gjatë një viti si ky që po lëmë pas.
Si çdo vit SPAR Albania ka treguar mbështetjen për komunitetet lokale duke marrë iniciativa të ndryshme sikurse bashkëpunimi i SPAR me World Vision dhe Food Bank Albania për të disatin vit radhazi.
Nëpërmjet kësaj nisme sensibilizuese ftohen të gjithë klientët të blejnë ushqime të ndryshme dhe ti dhurojnë ato për të mbështetur njerëzit në nevojë.
Krahas iniciativave të ndryshme, SPAR Albania punon çdo ditë për të sjellë inovacion në drejtim të përmirësimit të shërbimit të klientit.
SPAR Albania është pjesë e Grupit Balfin si dhe pjesë e SPAR International që operon me një rrjet hipermarketesh dhe supermarketesh në 48 shtete në katër kontinente me mbi 13700 dyqane në të gjithë botën.







