U rrëzua në një bordurë, 48-vjeçari ndërron jetë në Vlorë

Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është rrëzuar aksidentalisht mbi një bordurë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot, 25 dhjetor, rreth orës 14:30, në lagjen  "24 Maji"në qytetin e Vlorës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.