Krishtlindje në pandemi për të dytin vit, besimtarët anembanë Shqipërisë luten për shëndet

Krishti lindi!

Lajmi i gëzueshëm për ardhjen në jetë të shpëtimtarit të njerëzimit u lajmërua për besimtarët e krishterë pak para mesnate.

Për të dytin vit, pandemia e covid-19 detyroi ndryshimin e ritualeve fetare.

Meshat u mbajtën në orare të ndryshme.

Pavarësisht kufizimeve, kishat në të gjithë vendin ishin plot me besimtarë.

Në Shkodër Imzot Angelo Masafra kërkoi nga njerëzit që të bëhen më solidarë dhe të ngrihen mbi interesat vetjake. Sot tha ai festojnë të drejtët e mëkatarët.

"Jezusi u bë solidar me ne, ne të bëhemi solidarë me të tjerët, veçanërisht ata që janë më nevojtarët."

Ipeshkvi i Rrëshenit Monsinjor Dom Gjergj Meta në mesazhin e tij tha se Krishtlindja është festa që përcjellë kurajë dhe shpresë.

"Zoti është me ne dhe është gjithmonë me ne, sidomos në momentet më të vështira."

Në Lezhë qindra besimtarë të krishtere iu bashkuan ritualeve fetare në Katedralen e "Shën Nikollit".

Ipeshkvi i dioqezës së Lezhës Otavio Vitale ftoi qytetarët në rrugën e besimit dhe Zotit.

Mesha u mbajtën edhe në Elbasan, Fier e Berat.

Klerikët thanë se në kohërat e vështira që jetojmë çdokush ka nevojë për dashurinë që buron nga Perëndia.

"Të gjithë ne kemi nevojë për Perëndinë, sidomos në këto kohë të vështira."

"Perëndia ofroi birin e tij, gjënë më të mirë që kishte, ndërsa secili nga ne ka diçka të mirë për të ofruar."

Në Korçë besimtarë të shumtë kremtuan Krishtlindjen në katedralen "Ringjallja e Krishtit".

Imzot Joan Pelushi kujtoi se Krishtlindja është një histori dashurie, e dashurisë së perëndisë për botën dhe njerëzimin.

"Perëndia hapi qiejt dhe zbriti ndër ne sepse ne dhe shpëtimi ynë ishim qëllimi i trupëzimit të tij."

Besimtarët e krishterë ndezën qirinj në kisha dhe drejtuan lutje për shëndet e mbarësi në familjet e tyre