Predha, rabona, roveshata…Mos humbisni 20 golat më të bukur të vitit 2021

Një vit i vështirë për futbollin ishte ky që sapo u mbyll. Pandemia, stadiumet bosh për një pjesë të madhe të kohës, frika nga covid, problemet financiare të klubeve e shumë të tjera.

 

Por edhe pse me sfida kaq të mëdha, futbolli, sporti më i dashur në planet nuk ndaloi asnjëherë, zbriti në fushë edhe vetëm me rojet e stadiumit të pranishëm për të vijuar spektaklin që gjithmonë e karakterizon.

 

Madje tifozët nisën të riktheheshin këtë sezon dhe lojtarët ua shpërblyen me ndeshje plot emocione dhe gola spektakolarë.

 

Më poshtë janë renditur 20 gola, ndër më të bukurit e këtij viti, gjuajtje nga jashtë zone, roveshata, rabona apo dhe driblime që nuk duhet t’i humbisni në videon më poshtë./Ora News/.