Akuzohen për vepra të ndryshme penale, 4 të arrestuar në Durrës
Policia e Durrësit ka arrestuar 4 persona dhe ka proceduar 2 të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Blutë bëjnë me dije se u arrestua në flagrancë shtetasi R. Y., 40 vjeç, banues në Francë dhe u proceduan shtetasit D. E., banues në Turqi dhe R. Y., banues në Francë, pasi në PKK Port Durrës, në automjetin që drejtonte shtetasi R. Y., u gjetën të fshehur 2 shtetasit e tjerë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", shtetasit:
N. M., 41 vjeç, banues në Berat, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin V. D., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;
A. K., 19 vjeç, banues në Krujë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
E. M., 22 vjeç, banues në Krujë, pasi ka aksidentuar shtetasen M. P., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
