Dyshohet se ra nga lartësia e pallatit ku punonte, ndërron jetë në vend 35-vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2021, 11:33
Një ngjarje e rënë ka ndodhur në Tiranë mëngjesin e sotëm, 25 dhjetor.
Një 35-vjeçar, i cili dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar ka ndërruar jetë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:55, në afërsi te sheshi "Shqiponja."
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
