Golat rrisin vlerën e Armando Brojës. Ja sa vlerësohet kartoni i talentit kuqezi

Kur erdhi nga Vitesse verën e kaluar për t’u rikthyer te Chelsea, Armando Broja pothuajse nuk njihej nga një pjesë e madhe e tifozëve në Angli por që gjithsesi kishte lënë gjurmë edhe më parë duke veshur fanellën e të rinjve te Chelsea.

 

Këtë vit, i huazuar te Southampton, Armando Brojën po nisin ta njohin të gjithë, emri i tij përmendet më shumë sidomos pas 6 golave të shënuar deri tani në të gjitha kompeticionet me ekipin e ri.

Deri pak ditë më parë, kartoni i sulmuesit shqiptar vlerësohej 4 mln Euro, pothuajse qesharake nga Transfermarkt, sajti më i rëndësishëm në vlerësimin e lojtarëve.

 

Por më 23 dhjetor, është bërë edhe përditësimi i vlerës së kartonit të 20-vjeçarit që tashmë kushton 9 mln Euro.

Të paktën në letër ka një vlerë të tillë pasi me tregun aktual të transferimeve askush nuk mund ta besoj se me 9 mln Euro mund të blejë Armando Brojën nga Chelsea!/Ora News/.

Golat rrisin vlerën e Armando Brojës. Ja sa vlerësohet kartoni i