Rama me studentët: Do bëjmë reformë të thellë në arsim
"Me votën tuaj mund të ndryshoni procesin e deformuar të zgjedhjeve"-kështu u është drejtuar kryetari i opozitës Edi Rama studentëve.Në programin e tij "Për një Rilindje Shqiptare" Rama thotë se PS është e orientuar drejt problemeve që prekin të rinjtë, si papunësia apo hapja e shkollave të larta private pa kriter. Rama thote se studenti eshte kthyer ne klient qe paguan ne kembim te diplomes qe merr.Rama theksoi në fjalën e tij se PS është e vendosur për një reformë të thellë në sistemin arsimor. Ku ka një vizion të qartë për të luftuar analfabetizmin dhe në anën tjetër për të kthyer vendin në një shtetin e së drejtës, ku cdo qytetar duhet të jetojë me një punë të ndershme, e së pari, sipas Ramës kjo duhet të ndodhë tek të rinjtë.Në fjalën drejtuar studentëve Rama tha se Shqipëria nuk duhet të humbasë asnjë ditë në përpjekje për të qënë nesër në gadishmëri për të përballuar sfidën e të jetuarit në BE, në rrugët e konkurencës së lirë dhe të meritës që janë të vetmet rrugë për të shkuar drejt familjes euriopiane.