Shihni fotot/ Stola të shkulur dhe dëme në “Air Albania” në derbin e kryeqytetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2021, 22:51
Derbi foli në fushë, Tirana ishte fituese me meritë ndoshta ndaj Partizanit por në aspektin e tifozerisë la për të dëshiruar.
Disa herë u ndërpre ndeshja për tymuese të hedhur nga tifozët e Tiranës të cilët e tepruan në momentin e penalltisë së përsëritur duke shkulur stolat.
Të mendosh që këtu do të luhet finalja e Conference League, nuk është një pamje që reklamon futbollin shqiptar.
Në fund u evitua edhe një përplasje mes tifozerive, një mbrëmje që duhet harruar sa më shpejt por dënimi do të jetë i fortë për këto incidente.
Foto LSA




