Shkëmbi: Nuk prisnim të ishim këtu, duhet reflektim. Memelli: Unë në fushë shënoja më shumë
“Mensah humbi shumë raste por, shanset do i kemi në çdo ndeshje. Mua nuk do të më dilte topi jashtë në atë rast, do të ishte në rrjetë. 140 gola në Superiore nuk janë rastësi. Mendoj që i kemi bërë gjërat mirë, nuk kishte dhuratë më të mirë për ne se kjo performancë sot. Tre pikëshi do të na jepte më shumë qetësi, por detyra jonë është të vendosim një skuadër sa më solide në fushë. Mensah është vetëm 21-vjeçar dhe kjo e penalizon, na ka ndihmuar në ndeshje të tjera dhe e sotmja është vetëm një episod. Ne na pëlqen të vuajmë, por jemi solidë dhe bëjmë shumë metra në fushë. Merkato nuk ofron shumë në janar. Mendoj që duhet të bëjmë plotësimet tona si çdo skuadër e Superiores”, deklaroi trajneri i ekipit korçar.
Nga ana tjetër, zhgënjim te madh shpreh Bledi Shkëmbi, duke qenë se Dinamo e mbyll vitin në një zone të rrezikuar dhe për të nuk e kishte menduar një renditje të tille dhe situate negative.
“Lojtarët u munduan, u përpoqën dhe bënë gjithçka sot. E kishim ne lojën në kontroll, por të jem i sinqertë që ishte edhe fat që morëm një pikë me atë rast të Mensah. Jemi të gjithë të zhgënjyer te Dinamo, e kishim menduar ndryshe, por ky është futbolli. Ky është momenti i duhur për të reflektuar dhe për të bërë një analizë të thellë. Merkato? Klubi ka punuar për të afruar lojtarë në reparte të veçanta. Të gjithë do afrojnë lojtarët e duhur për të përmirësuar situatën.Emra konkret s’mund të themi. Në disa ndeshje nuk e kemi pasur problemin vetëm te një repart. Do doja që reparti i sulmit duhet të bënte diçka më tepër. Ka sulmues që nuk kanë shënuar akoma gol. Ka lojtarë të rinj që nuk kanë qënë aty ku duhet”, u shpreh trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi./Ora News/.
