Ekskluzive/ Dhunohet trajneri i Teutës, basketbollisti i Partizanit godet me grusht Melzin Lazimin

Një ngjarje skandaloze është regjistuar në fund të ndeshjes ndërmjet Partizanit dhe Teutës, e vlefshme për javën e 9 të kampionatit shqiptar të basketbollit.

Trajneri i Teutës, Melzin Lazimi është dhunuar nga basketbollisit i Partizanit, Arbër Babasuli.

Gjithçka nisi në fund të takimit (74-71), kur një basketbollisti i Partizanit, po konfliktohej me një basketbollist të Teutës dhe trajneri Lazimi shkon për ti ndarë.

Aty Babasuli godet brutalisht me grusht Lazimin, që si pasoj e goditjes ka pësuar fraktur në hundë.

Në ambientet e pallatit të sportit “Asllan Rusi”, mungonin forcat e policisë, kriter i domosdoshëm për organizimin e ndeshjes.

Ora News mëson ekskluzivisht se trajneri Melzim Lazimi ka bërë denoncim në komisariatin numër 2 në Tiranë për Arbër Babasulin, i cili u zhduk menjëherë pas incidentit.

Sporti ka mision bashkimin e vlerave njerëzore dhe jo përçarjen dhe skandalet.

 

Poll