Shqipëria mbyll vitin pa ndryshime në renditjen e FIFA-s. Nuk lëviz as Kosova
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2021, 22:22
Dhjetori nuk kishte ndeshje të kombëtareve në Europë dhe në Botë përveç disa kualifikueseve në Afrikë dhe në Azi. Detyrimisht edhe renditja për Shqipërinë nuk ndryshon në renditjen e FIFA-s e cila ka publikuar për herë të fundit për këtë vit renditjen.
Kombëtarja kuqezi qëndron ende në vendin e 66-të në renditje duke mos ndryshuar e gjithashtu edhe Kosova nuk ka patur ndryshim duke qëndruar në vendin e 111 në këtë klasifikim.
Ndërkohë vijon të kryesojë Belgjika në krye të renditjes nga FIFA teksa Brazili është në vend të dytë. Ndjekin Franca. Anglia dhe Argjentina dhe kampionët e Europës, Italia, e sheh veten e gjashta në këtë tabelë./Ora News/.

