Dinamo nuk ngrihet dot, dueli i mbijetesës me Skënderbeun mbyllet pa gola
Pa fitues përballja e mbijetesës në “Elbasan Arena”. Dinamo që është në krizë të thellë nuk ngre kokë as me Skënderbeun me këta të fundit që vinin nga disa rezultate të mira.
Skuadra e Memellit e nisi më mirë ndeshjen duke gjetur golin me Mensah në 4’ por VAR e anuloi për një faull në sulm.
Gjithsesi Dinamo mbrohet dhe Skënderbeu insiston më shumë në disa raste në pjesën e parë por pa gjetur golin.
Pjesa e dytë nis mirë për kryeqytetasit pasi gjejnë avantazhin me një supergol të Siljanovskit në 52 me një gjuajtje nga distance por që anulohet edhe kjo me VAR për pozicion të parregullt të një lojtari të Dinamos.
Janë minuta më të mira për vendasit që i afrohen golit me Siljanovskin sërish në 66’ e kësaj radhe pret portieri korçar.
Në 81’, miqtë kanë shansin e artë për të realizuar me Vangjelin por talenti Simoni tregon vlerat në portën e Dinamos. Edhe në shtesë portieri Simoni shmang një gol për Skënderbeun duke shpëtuar Shkëmbim.
Me gjithë përpjekjet e mëdha, skuadrat ndahen me një barazim që nuk kënaq askënd dhe i lë në të njëjtat pozicione në renditje./Ora News/.
