Video/ Krizë e thellë për Atl. Madrid. Simeone pëson humbjen e katërt radhazi
Nuk ka ndodhur asnjëherë që nën drejtimin e Diego Simeones, Atl. Madrid të pësonte 4 humbje radhazi. Një statistike që tregon se diçka ka ndodhur dhe është thyer te kampionët në fuqi të Spanjës të cilët u mundën 2-1 nga Granada në transfertë.
Mbyllet kështu një vit ku “los colchoneros” u shpallën kampionë por në këtë pjesë të dytë kanë bërë paraqitje të shëmtuara dhe nje krizë që duhet të riparohet për vitin e ardhshëm.
Joao Felix shënoi golin për miqtë që në minutën e 2’ ndërsa Machis vuri barazpeshën në 17’.
Pjesa e dytë ishte shumë e turbulltë për skuadrën e Simeones me trajnerin që hoqi sërish Luis Suarez nga fusha në 67’. Gjithsesi ishte Molin që shënoi për vendasit dhe me gjithë përpjekjet, sfida shkoi per Granadan që mori 3 pikë ndërsa Atletico mbetet në vend të pestë me 29 pikë./Ora News/.
