Një tifoz ka probleme. Ndërpritet sërish derbi, ambulanca vjen në ndihmë të tij

Një moment për t’u duartrokitur është ai që ndodhi në minutën e 35’ të derbit të kryeqytetit. Teksa Tirana shënoi golin e avantazhit në 27’ me Përgjonin, një nga tifozët bardheblu duket se nuk është ndjerë mirë teksa ka festuar golin e bardhebluve.

Që në momentin e parë lojtarët kërkuan që ndeshja të ndërpritej për t’i dhënë ndihmën tifozit që kishte probleme shëndetësore dhe në 35’, gjithçka ndërpritet pasi në “Air Albania” futet ambulance për të ndihmuar atë.

Edhe stafet mjekësore të të dyja skuadrave shkuan në vendin ku ndodhej tifozi i shtrirë për të dhënë ndihmën e tyre teksa siç zbulohet asgjë serioze për jetën nuk ka për të.

Gjithsesi një veprim fair play për t’u vlerësuar nga të dyja ekipet e ndërkohë tifozët në shkallët e stadiumit duartrokitën.

Ajo që mësohet është se djaloshi nuk është ndjerë mirë dhe ka patur rrahje të forta të zemrës dhe ambulance e dërgoi menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme./Ora News/.