Video/ Lazio fiton të fundit për vitin 2021 në Serinë A, humbet Sassuolo
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2021, 18:25
Lazio bën një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e fundit të tyren për këtë vit. Në transfertën me Venezian, skuadra e Sarrit me këtë të fundit që kishte zgjedhur sërish Strakoshën titullar, arritën fitoren e dytë radhazi.
Bardhekaltërit fituan me rezultatin 3-1 ku edhe pse në mungesë të Immobiles, me një Pedro në formë fantastike morën 3 pikë ku spanjolli hapi serine e golave që në minutën e tretë.
Barazimi momental për vendasit erdhi në minutën e 30 me Forte por me të nisur pjesa e dytë, mbrojtësi Acerbi shënon në të dytën ndeshje radhazi një gol teksa Luis Alberto shenoi ne 92 nje tjeter gol që vlen 3 pikë.
Për t’u theksuar fakti që Vedat Muriqi ishte sërish në stol dhe nuk u aktivizua, një sinjal i qartë se në Janar ai do të largohet.
Në ndeshjen tjetër Sassuolo pësoi humbjen e parë në 6 takimet e fundit teksa u dorëzua me humbjen 3-0 në shtëpi përballë Bolognas./Ora News/.
