Mjafton dy herë Benzema, Real Madrid e mbyll me fitore në “San Mames”. Shihni golat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2021, 23:28
Real Madrid fiton ndeshjen e parë të javës së 19-të në La Liga. Në fakt ekipi i Ancelottit luan përpara sfidën e javës që do të zhvillohet më 2 Janar dhe sonte shkëlqeu në “San Mames”.
Ishte Karim Benzema heroi i “madrilenëve” ku me një dygolësh të shpejtë hodhi nokaut Bilbaon që edhe pse reagoi me një gol të menjëhershëm nuk mundi të bënte më shumë.
Pjesa e dytë ishte e bukur dhe me raste, rezultati mund të ishte më i thellë por edhe një barazim nuk do të ishte dramë.
Gjithses 3 pikë për Ancelottin që e mbyll vitin 2021 me nje fitore shumë të rëndësishme dhe për momentin 8 pikë më shumë se Sevilla e vendit të dytë./Ora News/.
Poll
