Video/ Interi e mbyll vitin me 7 fitore radhazi, ndalen Roma dhe Fiorentina

Edhe pse me nje fitore minimale, Interi bën detyrën në ndeshjen e fundit të vitit 2021. Zikaltërit arrijne fitoren e 7 radhazi në Serinë A duke nisur shkëputjen nga rivalet në krye të renditjes por që gjithsesi duhet të presë dy ndeshjet e tjera.

Sot në “San Siro” ndaj Torinos, mjaftoi një fitore minimale 1-0 me golin deçiziv të shënuar nga Dumfries që në pjesën e parë në minutën e 30’ të takimit. Edhe pse një ndeshje e kontrolluar dhe e dominuar, në disa raste, Torino rrezikoi portën por qënë fund Inzaghi shijon 3 pikët dhe suksesin e 7 radhazi.

Në ndeshjet e tjera, Roma bëri një hap fals në “Olimpico” ku vinte nga 2 fitore radhazi por sot ndaj Sampdorias u ndal në barazim 1-1.

 

Me Kumbullen në stol, djemtë e Mourinhos gjetën avantazhin në pjesën e dytë me Shomurudov në 72’ teksa Gabbiadini barazoi llogaritë me golin e realizuar në 80’.

 

Edhe Fiorentina barazoi 1-1 në ndeshjen e fundit të vitit. Në transfertën e Veronën nuk shkoi më shumë se barazimi dhe ku bomber Vlahoviç nuk arriti të shenonte një gol rekord që do ta mbante mend gjatë./Ora News/.