Video/ Ndeshjet e fundit mbyllen me surpriza. Ndalen PSG, Lyon e Marseille
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2021, 23:14
Java e fundit për vitin 2021 në Ligue 1 pati surpriza të mëdha.
Kryesuesit e PSG vuajtën në një transfertë të vështirë si ajo me Lorient, që në fakt gjithmonë ka qenë fushë e vështirë për ta por në fund ia dolën me nje barazim 1-1. Messi vijon të jetë në hije me ekipin e Pochettinos teksa Icardi shënoi në fund për të shmangur humbjen.
Në sfidat e tjera, Lyoni nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi përballë Metz duke mbyllur një vit me shumë probleme e gjithashtu Marseille barazoi 1-1 në shtëpi në shtesë ndaj Reims.
Nice mposhti Lens me vështirësi 2-1 ndërsa Monaco mposhti po 2-1 Rennes./Ora News/.
Poll
