Interi kryesues, ja sa shanse kanë zikaltërit për t’u shpallur kampion

Interi është kampion i dimrit, ose më saktë ishte që në javën parafundit për këtë vit por ndaj Torinos nuk humbi rastin për ta mbyllur 2021-in në mënyrën më të mirë të mundshme, me një fitore minimale 1-0.

 

Skuadra e Inzaghit tashmë është 4 pikë më shumë se Milani i vendit të dytë, ka optimizëm pasi edhe në sezonet e tjera dhe në bazë të disa statistikave, u japin të drejtë zikaltëve për titullin e dytë radhazi.



Që kur Seria A u kthye në 20 ekipe (2004-05) vetëm tre herë titulli i dimrit nuk është përsëritur me Scudetton, siç ndodhi vitin e kaluar te Milani, i cili u kalua nga Interi në fund të sezonit.

Në përgjithësi, në Serinë A, në 68.5% të rasteve të mëparshme skuadra që fitoi Scudetton ështe shpallur kampion dimri (61 herë nga 89 kampionate) ndaj dhe te Interi ka vend për optimizëm për titullin që do të sillte edhe yllin e dytë në fanellë për klubin zikaltër.

 

Por kujdes sepse siç ndodhi vitin e kaluar ku Milani ishte kampin dimri dhe Interi erdhi nga pas për të fituar, ka shumë raste që ndodh që ekipi i dytë apo i tretë të rikuperojë!/Ora News./