Shihni golat/ Tottenham dhe Chelsea në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës, Liverpool kalon me penallti

Ndeshjet e Kupës se Ligës dhuruan plot emocione në Angli. Tottenham dhe Chelsea e paten disi më të lehtë kualifikimin për në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni por gjithsesi kishin vështirës.

Spursat e Contes iu deshën të eliminonin në derbi West Ham teksa fituan 2-1 ne shtëpinë e tyre me golat e Bergwijn dhe Moura të cilët zhvlerësuan golin e Bowen.

Ndërkohë Chelsea me shumë mungesa dhe me shumë rezerva në fushë arriti të eliminonte një skuadër shumë të fortë në fushën e saj si Brentford.

Poll

Një autogol i Jansson në 80’ dhe goli i Jorginhos në 85’ i dhanë fitoren Tuchel që rikthehet te suksesi pas një periudhe të vështirë me sfidën që u mbyll 2-0.

Liverpool e pati më të vështirë kalimin në gjysmëfinale për shkak edhe të zgjedhjeve qe kishte bërë Klopp me disa të rinj dhe lojtarë stoli. The Reds barazuan 3-3 në 90 minuta lojë dhe vetëm falë penalltive kaluan në gjysmëfinale./Ora News/.