Shikoni “silurën” e Nedim Bajramit. Fantazisti kuqezi ndëshkon Milanin

Nedim Bajrami është rikthyer në formën më të mirë, në lojtarin qe të gjithë presim në Shqipëri. Fantazisti shqiptar sonte luajti serish titullar për Empolin për ndeshjen me Milanin dhe nuk e zhgënjeu aspak trajnerin Andreazzoli duke shënuar për vendasit.

 

Edhe pse miqtë kaluan të parët në avantazh me Kessie në 12’ mendoi Bajrami me një gjuajtje në 18’ për të vënë barazpeshën.

Ky është goli i katërt sezonal për Bajramin në Serinë A dhe më e mira pritet të vijë sërish./Ora News/.

Poll