Brdariç: Krenar për paraqitjen, më vjen keq që shpërdoruam. Longo: Treguam karakterin
Barazimi 1-1 në “Loro Boriçi” duket se kënaq të dyja skuadrat. Në njërën anë, Thomas Brdariç shprehet i kënaqur sidomos për paraqitjen fantastike por edhe për 1 pikë ndaj një ekipi si Kukësi.
“Mendoj se sot kemi parë vetëm mundësitë e humbura. Jam shumë krenar për ekipin tim, i cili bëri shumë mirë përballë një kundërshtari të fortë si Kukësi. Nuk u lejuam atyre raste të pastra, duhet të jemi të lumtur për lojën që zhvilluam. Duhet t’ia kishim shpërblyer vetes me një gol tjetër, por të vazhdojmë përpara. Mendoj se ishte një pikë e fituar me zotësi, nuk ishin dy pikë të humbura. Jemi akoma në proces zhvillimi, do të përmirësohemi gjithnjë e më shumë”, tha në fund të ndeshjes trajneri i shkodranëve.
Në krahun tjetër, Longo doli para kamerave me një fanellë me mbishkrimin “We Are One”, jemi një për të dhënë mesazhin që skuadra është e bashkuar që nga fillimi deri në fund”.
“Unë jam shumë i kënaqur me rezultatin. Bëmë një pjesë të parë që ndoshta ishte më e dobëta e sezonit por në të dytën u përmirësuam, treguam karakter dhe tentuam fitoren. Fanella “We Are One”? Që nga fillimi i sezonit, ky është shpirti i skuadrës tonë. Kemi treguar në momentet më të vështira që ky është shpirti ynë dhe arma më e fortë e Kukësit. Çdo ditë stërvitemi në një fushë 90 me 50, në stadium stërvitemi në një fushë 105 metra. Duhen disa minuta për të marrë veten”, tha trajneri italian pas sfidës së fundit për këtë vit./Ora News/.
