FIFA diskuton Botërorin çdo dy vjet, drejtuesi i federatës aziatike në gjumë të thellë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2021, 08:41
Një ditë më parë, FIFA organizoi një diskutim shumë të rëndësishëm online lidhur me Botërorin çdo dy vjet.
Videokonferenca me disa federata botërore u organizua përmes aplikacionit Zoom dhe aty ishin figura të rëndësishme si Arsene Wenger dhe drejtues të tjerë të FIFA-s.
Por diskutimi ndoshta nuk ishte i rëndësishëm për të gjithë pasi Sekretari i Pergjithsëm i federatës se Guam, u kap në gjumë, jo dremitje por një gjumë i thellë.
Fotoja e Marvin Iseke që fle në videokonferencé bëri xhiron e rrjeteve sociale por në fakt nuk ka shumë faj pasi ora kur po zhvillohej diskutimi në vendin aziatik Guam, shënonte 01:00 pas mesnate!./Ora News/.

