Laçi i frikshëm, arrin fitoren e pestë radhazi. Kreu shumë pranë

Laçi është kthyer në një pretendent serioz për titullin në Abissnet Superiore. Skuadra e Mirel Josës po shkëlqen me lojë dhe me rezultate teksa sot arriti fitoren e pestë radhazi në kampionat duke mposhtur 2-0 Kastriotin në shtëpi.

 

Në një ndeshje tepër të luftuar dhe fizike mes të dyja skuadrave, Laçi nuk mundi të gabonte një ndeshje të tillë teksa fati i takimit u vendos që në minutën e nëntë me Regi Lushkjën dhe kaq i mjaftoi kurbinasve për të kontrolluar dhe menaxhuar ndeshjen në mënyrën më të mirë.

Në pjesën e dytë Laçi krijioi disa raste për të mbyllur ndeshjen dhe ja arriti në 84’ sërish me Regi Lushkjën që mbyll ndeshjen me dopietë e çështë më e rëndësishmja me 3 pikë të arta për kurbinasit.

Me këtë fitore tani Laçi jo vetëm pretendent për titull por është për momentin vetëm 3 pikë larg kreut dhe pret festat e fundvitit me shumë qetësi dhe ambicie./Ora News/.