Video/ Barcelona e pafuqishme ndaj Sevillas, barazim 1-1 në përballjen e fundit të vitit

Barcelona e Xavi Hernandez vijon të luftojë në fushë por ende nuk është ekipi që të gjithë presin. Katalanasit luajtën në transfertën ndaj Sevillas që mban vendin e dytë në renditje dhe nuk arritën të shkonin më shumë se një barazim 1-1 edhe pse rastet për të shënuar dhe për të fituar nuk munguan.

Pjesa e parë ishte shumë e luftuar dhe me emocione teksa Papu Gomez kaloi në avantazh andaluzët në 32’ ndërsa Araujo u përgjigj me një gol me kokë në 45’.

 

Pjesa e dytë shkoi në favor të Barcelonës pasi Kounde doli me të kuq pasi i dha një gjujtje me top në fytyrë Jordi Albas.

 

Katalanasit u përpoqen të shfrytëzonin epërsinë numerike teksa me Dembele goditën shtyllën dhe me Gavin u afruan te goli por dukshëm duket që Barça ka nevoje për lojtarë me eksperiencë për të zgjidhur ndeshjet. Me këtë barazim Sevilla ruan vendin e dytë, 5 pikë më pak se Reali ndërsa Barça në vendin e 8 me 28 pikë./Ora News/.