Qyno: Inceneratorët kanë lindur në një zyrë, Alqi Bllako i lidhur me Lefter Kokën familjarisht

Afera miliona euroshe me incineratorët dhe situate dramatike brenda kampit opozitar ishin temat qendrore të emisionit “Ora e Betit” këtë të martë.

Për gazetarin e Ora TV, Elton Qyno, e gjithë historia e incineratorëve ka lindur nga një zyrë e vetme, në katin e 18-të në Sky Tower.

Qyno: E gjithë historia e inceneratorëve ka lindur nga një zyrë e vetme në katin e 18-të në Sky Tower. Ka filluar me landfillin e Tiranës dhe pastaj ka vazhduar me Elbasanin e Fierin. Pse tani ka vepruar SPAK-u në një situatë të nxehtë politike. Mua më duket si një hetim i cimbisur kundrejt Kokës, i kallëzuar nga LSI.

LSI e ka akuzuar për blerje votash në Durrës për t’i dhënë mandatin e sigurt PS-së. Po ashtu kanë kallëzuar edhe Alqi Bllakon si një person i lidhur me Kokën në lidhje familjare, duke krijuar konflikt interesi. Se kuptoj pse SPAK ka vepruar vetëm me një individ, kur kemi mbi 10 zyrtarë të lartë që janë kallëzuar.

Gazetari i BIRN-it, Besar Likmeta, foli edhe për emra të tjerë politikanësh të lartë të përfshirë në këtë aferë.

Peshku i madh për deputetin demokrat Belind Këlliçi nuk është Lefter Koka, por janë Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi, si dhe krerët e bashkive.

Nuk mungoi as debati në studio për meritat e padisë në SPAK për aferën e incineratorëve. Brisida Shehaj u shpreh se SPAK ka marrë copy paste kallëzimin që ka çuar LSI, por ka qenë Vehap Kola, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së që ka debatuar me të, për ta cilësuar si meritë e opozitës, jo e LSI-së këtë padi.

Në pjesën e dytë, sa i përket situatës dramatike në selinë blu, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar PD-së, Edvin Kulluri, tha se në parti ka një pjesë të vogël entuziaste me Bashën, ka një pjesë gri dhe një pjesë e madhe që është me 11 dhjetorin.

Kjo deklaratë e tij hasi në kundërshtinë e Roland Bejkos.

Cdo të martë, më 20 e 45, temat më të nxehta të politikës dhe ekonomisë, si edhe analizën e ekspertëve të fushës, ndiqni në emisionin “Ora e Betit”.