Berisha: Do t`i fitojmë zgjedhjet pasi mbajtëm premtimet
Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se Partia Demokratike do t`i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentareDuke folur në inagurimin eujësjellësit të zonës në plazhit në Durrës, kryeministri theksoi se në këto zgjedhje ai vjen si një njeri i cili i ka mbajtur premtimet.“Po ecim drejt zgjedhjeve 2013, në sytë e çdo qytetari lexoj të shkruar fjalën "fitore". Në sytë e çdo qytetari lexoj besimin e madh tek fitorja e sigurt e zgjedhjeve. Ne në këto zgjedhje trokasim si njerëz që kemi mbajtur premtimet dhe nuk vijmë me fjalë boshe. Ne flasim dhe do të vazhdojmë të flasim për vendet e punës, që janë qëllimi ynë madhor” theksoi Berisha.Ai gjithashtu ftoi qytetarët të bëhen pjesë e programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme. "Të hartojmë së bashku programin e shndërrimit të Shqipërisë në vend të zhvilluar. Të hartojmë së bashku për 4 vitet që vijnë, programin e ndërtimit të Shqipërisë evropiane” shtoi Berisha.Berisha inaguroi rindërtimin e plotë të rrjetit të furnizimit me ujë të 15 mijë banorëve të kësaj zone, rindërtim prej rreth 1 milionë euro e që bën të mundur furnizimin me ujë, pa ndërprerë 24 orë. Kreu i qeverisë tha se në këto vitet qeverisjes jane investuar në furnizimin me ujë, të qytetarëve shqiptare, mbi 500 milionë dollarë.