Ka një çështje te Juventusi, Allegri: E kam dënuar lojtarin, nuk luan me Venezian

Juventusi do të riniset në kampionat pasi siguroi vendin e parë në grup në Champions League dhe në sfidën e radhës bardhezinjtë do të kenë të Shtunën Venezian përballë.

Një transfertë që nuk duhet vlerësuar madje, trajneri Allegri e ka marrë shumë seriozisht edhe pse në letër është rival i lehtë dhe e tregon fakti që ai ka dënuar një lojtar të rëndësishëm.

Në konferencën për shtyp, trajneri i bardhezinjve duke zbuluar gjendjen e skuadrës tha se mesfushori Arthur nuk do të jetë për këtë takim pasi është ndëshkuar nga ai.



“Është një ndeshje e komplikuar, Venezia shënon shumë në shtëpi dhe duhet të rikuperohet nga një humbje e keqe. Nëse nuk luajmë një lojë provinciale dhe e vendosim veten në të njëjtin nivel me të tjerët, rrezikojmë të lëndohemi. Gjendja e skuadrës? De Sciglio është mirë, Mckennie është kthyer gjithashtu javën e ardhshme, Ramsey është ende jashtë, Arthur erdhi me vonesë për stërvitje sot dhe nuk do të thirret. Këto gjëra ndodhin, nuk është dramë, por një ditë para ndeshjes nuk është e drejtë të vonohesh në stërvitje. Nga java e ardhshme ai do të rikthehet në grup”, deklaroi Allegri.

Tekniku italian u shpreh se të rinjtë Pellegrini dhe Kai Jorge nuk do të huazohen por do të luajnë shanset e tyre për një vend në formacion./Ora News/.