Meta uron peshëngritësin Calja për medaljet: Një sukses madhështor i tij, që na bën krenar të gjithëve!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka uruar fitoren peshëngritësit Briken Calja, fitues i 1 medalje ari dhe 2 argjendi, në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes.

Meta shkruan në Facebook-un e tij se ky është një sukses madhështor i tij, që i bën krenar të gjithë shqiptarët.

Meta: Urime peshëngritësit tonë të shkëlqyer të rekordeve historike, Briken Calja, fitues i 1 medalje ari dhe 2 argjendi, në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes! Një sukses madhështor i tij, që na bën krenar të gjithëve!