Misteri i vdekjes së 4 turistëve rusë, ekspertët e ushtrisë eksperiment në hotel për zbulimin e shkakut

Ekspertë të ushtrisë me pajisje të posaçme janë përfshirë në hetimin për të zbuluar misterin e vdekjes së katër turistëve ruse në një hotel në Qerret të Kavajës. Për dy ditë ata do të kryejnë eksperimente hetimore për të zbuluar nësë në ambientet e hotelit ka pasur element të apo armë kimike.

Ekspertët e ushtrisë shqiptare dhe Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes nisën ekspertimin hetimor në hotelin "Gloria Palace" në Qerret të Kavajës ku humbën jetën 4 turistët rusë.

Bashkëshortët Sergei dhe Natali Burenkova, vajza e tyre Ekaterina dhe dhëndri Nikita Belusov, u gjetën pa shenja jete në ambientet e kompleksit ku po pushonim më 16 tetor.

Grupi hetimor dhe ekspertët e ushtrisë me pajisje të posaçme do të përcaktojnë nëse aty ka pasur elementë të jashtëm biologjikë apo armë kimike.

Eksperimenti do të realizohet në katin ku ndodhet pishina dhe sauna e hotelit, ku katër turistët u gjetën të vdekur dhe sipas burimeve do të përsëritet edhe ditën e shtunë.

Në fund ekspertët e ushtrisë pritet të përcaktojnë nësë në ambientet e hotelit "Gloria Palace" ka pasur elementë të jashtëm që mund të ketë ndikuar në vdekjen në të njëjtën kohë të katër turisëtëve rusë.

Përgjigjja paraprake e ekspertizës mjekoligjore ka hedhur dyshimet se pjesëtarët e familjes Burenkov kanë humbur jetën nga asfiksia, pasi në gjak u gjet prani e monoksidit të karbonit.
Prokuroria  e Kavajës e ka regjistruar ngjarjen si vrasje në rrethana cilësuese, ndërsa viktimat i janë nënshtruar autopsisë edhe në Rusi.

Ndërkohë Ambasada ruse në Shqipëri në vazhdimësi ka ndjekur hetimet dhe procedurat e ndjekura nga autoritetet shqiptare për zbardhjen e vdekjes së katërfishtë të mbuluar me shumë mistere.

Misteri i vdekjes së 4 turistëve rusë, ekspertët eMisteri i vdekjes së 4 turistëve rusë, ekspertët eMisteri i vdekjes së 4 turistëve rusë, ekspertët eMisteri i vdekjes së 4 turistëve rusë, ekspertët e