Dyfishohet kultivimi i kanabisit, policia dhe GDF bëjnë bilancin e 2021: Droga mbillet në sera
Kultivimi i kanabisit është dyfishuar gjatë vitit 2021 në krahasim me një vit më parë. Shifrat u bënë publike nga drejtori i përgjithshëm i policisë Gledis Nano në një konferencë të përbashkët me misionin italian të Guardia di Finanza. Partnerët e huaj theksuan se parcelat me drogë janë zhvendosur nga jugu në drejtim të zonës qendrore e në veri të vendit ndërkohë që për mbështetjen e këtij aktiviteti janë proceduar e arrestuar 165 zyrtarë policie dhe funksionarë vendorë.
Policia shqiptare pranoi në një konferencë të përbashkët me partnerët italianë se viti I fundit ka shënuar rritje të numrit të rasteve të kultivimit të kanabisit dhe dyfishim të procedimeve për këtë vepër penale.
"Kemi evidentuar 848 vepra penale për kultivimin e bimëve narkotike, nga të cilat 736 janë raste kultivimi dhe 112 procedime proaktive. Në ë njëjtën periudhë të vitit 2020 u evidentuan 577 vepra penale," tha Nano.
Sipas kreut të policisë, puna bashkë me misionin e Guarda di Finanza për vitin e ardhshëm do të përqendrohet te kultivimi i kanabisit në ambiente të mbyllura.
"Aktualisht kemi përqendruar punën ton në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike në ambientet e mbyllura si dhe trafikimit të këtyre bimëve," shtoi Nano.
Gjatë vitit 2020 misioni i Guarda di Finanza bazuar edhe në kërkesat e agjencive shqiptarë ka ulur numrin e kontrolleve nga ajri.
"Fushata e mbikëqyrjes nga ajri 2020 sigurisht që u shënua edhe nga vështirësitë si pasojë e emergjencës epidemiologjike të Covid. Në një farë mënyre ishim të detyruar që ta ulnim numrin e fluturimeve dhe të mbikëqyrjes nga ajri në 18%."
Sipas tyre trendi i kultivimit të kanabisit u zhvendos nga jugu i Shqipërisë në drejtim të rajonit qendror dhe zonave në veri.
"Vërejmë edhe një spostim të zonave të mbjella me kanabis nga jugu i vendit që ishte pjesa më e mbjellë në atë qendrore dhe veriore."
Si të përfshirë në kultivim të drogës pjese e tyre u bënë edhe zyrtarë të policisë së shtetet por edhe kryepleq pasi 165 prej tyre janë proceduar dhe arrestuar.

