Joshte vajzat e mitura nëpërmjet telefonit me qëllim përfitimin seksual, arrestohet 59-vjeçari në Tiranë

Një 59-vjeçar i cili mashtronte të mitura, me qëllim përfitimin seksual është vënë në pranga nga policia e Tiranës.

Policia bazuar në informacionet se një shtetas, nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale, joshte femra, kryesisht të mitura, me qëllim përfitimin seksual, finalizuan operacionin policor të koduar "Predator", në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

- M. Ç., 59 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Ngacmimi seksual".

"Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale, mashtronte femra, kryesisht të mitura, për përfitim seksual. Në kuadër të këtyre hetimeve është bërë i mundur identifikimi në kohë i personit të dyshuar dhe parandalimi i kryerjes së veprimeve të mëtejshme kriminale nga ky shtetas, me të miturat."

Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës, pasi kishte organizuar një takim me një shtetase tjetër të mitur. Gjatë veprimeve hetimore (këqyrjes së celularit) janë gjetur prova kompromentuese për këtë shtetas, që e implikojnë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Ngacmimi seksual" dhe "Trafikimi i të miturve".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Ngacmimi seksual" dhe "Trafikimi i të miturve".