Tenderi i uniformave, SPAK jep pretencën për të akuzuarit

 SPAK ka dhënë pretencën për të akuzuarit lidhur me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

Organi i akuzës ka kërkuar që të gjithë të dënohen me 1 vit e gjysmë burg.

Gjithashtu SPAK ka dhënë dhe 3 vjet pezullim të ushtrimit të funksioneve publike.

Zyrtarët e ministrisë u arrestuan me urdhër të SPAK, pas një hetimi lidhur me tenderin e uniformave të vitit 2020.

Të akuzuar për këtë çështje janë: 

Edlira Naqellari

Flutura Cerkezi

Ani Omuri

Klevis Hasani

Kreshnik Bejkaj

Fatmir Demneri

Mariglen Buzali

Gezim Mingaj

Anisa Bogdani

Aurora Mulla