KED 2022, 9 anëtarët e rinj do të marrin mandatin me 1 janar, kryetar Sokol Binaj

Nëntë anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimit në Drejtësi janë përgjedhur me short në Presidencë. Kjo trupë, me mandat 1 vjeçar, do të drejtohet nga anëtari i Gjykatës së Lartë, Sokol Binaj.

Duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të drejtohet nga anëtari i Gjykatës së Lartë Sokol Binaj. Gjatë shortit të hedhur në Presidencë janë përzgjedhur në mënyrë rastësore  9 anëtarët e rinj, të cilët do të ushtrojnë mandatin e tyre përgjatë 2022.

Nga Gjykata Kushtetuese do të jenë Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska, ndërsa Prokuroria e Përgjithshme do të përfaqësohet me Anila Lekën.

Emrat e ish-prokurores së Përgjithshme Arta Marku dhe Etien Kapo janë përzgjedhur nga 12 kandidatët e prokurorëve pranë Gjykata të Apelit.

Pjesë e trupës së KED-së do të jenë gjyqtarët Edlira Petri, Enton Dhimtri dhe Klodian Mema.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të vlerësojë kriteret profesionale dhe morale të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Anëtarët e përhershëm të Këshillit të Lartë të Emërimeve në Drejtësi

Nga Gjykata Kushtetuese

-Marsida Xhaferllari (anëtar i përhershëm)

-Elsa Toska (anëtar i përhershëm)

-Altin Binaj (anëtar zëvendësues)

Nga Gjykata e Lartë

-Sokol Binaj (anëtar i përhershëm dhe kryetar i KED)

-Sandër Simoni (anëtar zëvendësues)

Nga Prokuroria e Përgjithshme

-Anila Leka (anëtare e përhershme)

-Thoma Jano (anëtar zëvendësues)

Nga Gjykatat e Apelit

-Edlira Petri (anëtare e përhershme)

-Enton Dhimitri (anëtar i përhershëm)

-Ridvan Hado (anëtar zëvendësues)

Nga Prokuroritë pranë Gjykatave të Apelit

-Arta Marku (anëtare e përhershme)

-Etien Kapo (anëtar u përhershmëm)

-Genti Xholi (anëtar zëvendësues)

Nga Gjykatat Administrative

-Klodiana Mema Veizi (anëtare e përhershme)

- Erarbër Madhi (anëtar zëvendësues)