Banorët e "5 Majit" thirrje Veliajt: Hajde të merremi vesh. Shtëpinë do e mbrojmë me çdo kusht

Punimet për projektin e rindërtimit në zonën e "5 Majit" Tiranë po vijiojnë, ndërkohë banorët e zonës ende nuk kanë firmosur kontratë për shpronsimin e banesave të tyre. Ata thonë se do të vijojnë të protestojnë, pasi po u cënohet prona private.

Tirane - Reshjet e shiut nuk i kanë ndaluar banorët e rrugës "5 Maji" në kryeqytet të dalin në protestë. 

Ndërsa punimet për projektin e rindërtimit në zonën e "5 Majit" kanë filluar banorët që kanë shtëpitë aty ende nuk kanë firmosur kontrata për shpronsimin e banesave të tyre.

"Nuk kërkojmë asgjë më shumë se atë çfarë parashikon ligji. Hajde të merremi vesh, e na jepni zgjidhje. Hajde se nuk te hame mish”

Banorët e "5 Majit" thirrje Veliajt: Hajde të merremi vesh.

"Erion Veliaj thotë ne jemi zaptues, por me vendim Gjykate Kushtetuese prona I takon atij që ka qëndruar 20 vite aty. Ky vendim na prek edhe ne. Edhe Veliaj e Rama e dinë."

"Shtëpitë do ta mbrojmë me çdo kusht se e kemi bërë me djersë"

Një ditë më parë në zonë ishte policia bashkiake ajo e rendit dhe punonjës të IKMT-së, por ky fakt nuk i dorëzoi banorët.

Ato thonë se do të vijojnë të dalin në protesta për të mbrojtur pronën e tyre.

"Shtëpitë do ta mbrojmë me çdo kusht se e kemi bërë me djersë"