Kokaina nga Ekuadori në Shqipëri: Gjykata dënon dy bashkëpuntorët, porositësi ende në arrati

Gjykata e Posaçme ka dhënë 18 vite e 4 muaj burg për dy personat e akuzar për trafikimin e ngarkesës me 137 kilogramë kokainës të kapur në shtator të vitit 2019 në portin e Durrësit. Altin Myslihka dhe Adrian Bega kanë përfituar gjykim të shkurtuar e ndërsa i dyshuari si porositës i ngarkesës me lëndë narkotike vijon të jetë në arrati.

Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin për personat e akuzuar në lidhje me ngarkesën prej 137 kilogramë kokainë që u kap në Portin e Durrësit në shtator të vitit 2019.

Altin Myslihaka u dënua më 15 vite burg e ndërsa shoku i tij Adrian Bega sipas gjykatës duhet të vuajë 12.6 vite burgim. Dy të pandehurit përfituan gjykim të shkurtuar dhe për rrjedhojë dënimi për fundimtar për ta zbret përkatësisht në 10 dhe 8.4 vite burg.

Nën akuzë për përfshirje në këtë skemë të trafikut të kokainës është edhe Gentian Malindin i cili ende vijon të jëtë në arrati pasi dyshohet se është porositësi i kokainës nga Ekuadori.

Në këtë operacion të përbashkët mes Shqipërisë dhe autoriteteve të tjera amerikane dhe greke, në portin e Pireut ngarkesës iu vendos GPS për të parë intenerarin që do të përshkruante droga.

Kokaina ishte fshehur në motorët e frigoriferëve në katër kontenierë me banana ndërkohë që autoritetet greke informuan policinë shqiptare pas zbulimit të drogës dhe më pas kanë vendosur që ta zëvendësonin drogën me oriz.

Në pamjet e publikuara në atë kohë shikohët se si dy personat e dënuar nga gjykata hapin një nga kontenieret duke marrë prej saj disa pako dhë që më pas u futën në çantën e shpinës por që më pas u arrestuan në flagrance por porositësi i lëndës narkotike arriti ti shpëtonte policisë.